Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Masat ndaj Covid po merren qorrazi”, Vasili: Rritja e numrit të vdekjeve alarmuese

14:40 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili 767x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në një intervistë televizive se masat nga qeveria ndaj koronavirusit, janë adoptuar gabim.

“Masat që nuk krijojnë rezultate, janë të dështuara. Numri ii vdekjeve është rritur me mbi 60 për qind. Komiteti i Ekspertëve duhet të merrte masa më të mëdha, jo të njëjta siç ishin. Franca disa javë më parë pati situatë problematike, mori masa të duhura dhe u ulën rastet.

Edhe Italia, pasi mori sërish masa, pati ulje drastike të rasteve me Covid-19. Kemi sistem masash i adoptuar gabim. Duhet të hetohet rasti epidemiologjik. Është turp që Rama futet në këtë çështje, duhet të merren ekspertët. Flas për masa kufizuese të moderuara. Në Gjirokastër, situata nga Covid është e rëndë”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se masat ndaj Covid po merren qorrazi. Ai shtoi se rritja e numrit të vdekjeve nga koronavirusi është alarmuese.

“Çështja e të vdekurve nuk mund të kalohet me deklarata politike. Duhet parë mënyra si aplikohen protokollet. Të rriten vdekjet me më shumë se 60 për qind është shumë e rëndë dhe kërkon analizë të hollësishme, sepse ka të bëjë me jetë njerëzish. Është situatë shumë e rëndë në të gjithë territorin e kjo kërkon veprim të menjëhershëm. Masat ndaj Covid po merren qorrazi. Kjo sepse nuk bëhen testime. Duhet të bëhen 5 deri 6 mijë testime në ditë, me situatën që jemi. Jemi në kohë për të marrë të gjitha masat dhe të vëmë situatën nën kontroll”, u shpreh Vasili.

Më tej, i pyetur për mbërritjen e vaksinave ndaj Covid në vendin tonë, Vasili deklaroi se duhet të jenë të certifikuara.

“Vaksina duhet që të jetë e certifikuar. Kjo vaksinë duhet të merret me kujdes dhe jo qorrazi. Disa vaksina kanë nevojë edhe për frigoriferë. Shumë elementë duhet të paraprihet. Vaksina duhet përdorur me kujdes, pasi ashtu siç shpëton jetë njerëzish, nëse nuk mbahet siç duhet, mund të jetë problematike. Të mos merren me deklarata politike, por të punojnë, se situata paraqitet e rëndë”, përmbylli Vasili.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.