Moderatorja Fiori Dardha është prekur nga Covid-19 dhe i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi për 2 javë. Ajo ka zbuluar se pavarësisht se është treguar tepër e kujdesshme këto kohë nuk ka mundur t’i shpëtojë virusit tinzar.
Fiori ka bërë një lidhje direkte nga shtëpia e saj me emisionin që drejton në RTV Ora, “Boom”. Vendin e saj për 2 javë do e zërë Erion Korini, i cili do të prezantojë përkrah Rozana Radit. Fiori ka treguar se deri më tani nuk ka asnjë simptomë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
