Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rikthehet në skenën politike italiane Silvio Berluskoni

18:19 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berluskoni 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse mendohej se karriera politike e Silvio Berlusconi kishte marrë fund, ai i ka befasuar të gjithë duke u futur sërish në vijën e parë të frontit të politikës italiane.

Berluskoni  është kthyer mbështetje për qeverinë e brishtë të koalicionit aktual, për të ndihmuar në  miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Pas një dënimi nga gjykata për mashtrime me taksat, ai nuk mori asnjë post publik dhe u largua nga potikia italiane.  Mbështetja për partinë e tij, Forza Italia, është përgjysmuar që nga zgjedhjet e fundit në vetëm 7%. Por, Berluskoni ka sfiduar edhe një herë pritshmëritë, duke u kthyer në qendër të skenës politike, i pozicionuar si një ndërmjetës pushtetesh, teksa njëherazi mbron dhe interesat e tij të mëdha mbi bizneset që zotëron.

Qeveria aktuale italiane  e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yjet , nuk është në një pozitë të fortë, dhe dukej e destinuar të rrëzohej kur të votimi për projektbuxhetin e saj për vitin 2021.

Mbështetja e Berlusconit do të rrisë numrat në parlament. Me mbështetjen e buxheti, Berluskoni pretendon se po vepron në dobi të interesit kombëtar, pas thirrjeve të presidentit Sergio Mattarella për dialog dhe unitet. “Ne kemi vendosur gjithmonë interesin e vendit para interesave të partisë”- tha Berlusconi në një intervistë për gazetën e familjes së tij “Il Giornale”.

Në nëntor të këtij viti, qeveria e ndihmoi kompaninë Mediaset, që drejtohet nga Berluskoni, përmes miratimit të një ligji që e mbron atë nga përpjekjet franceze për të shtënë në dorë pronësinë e gjithë biznesit mediatik, raporton Politico.eu.

I etiketuar nga media si amendamenti “Shpëto Mediasetin”, ai ligj u interpretua gjerësisht si një ndihmë e hapur ndaj Berlusconit.

Pas kësaj, këshilltari i Berluskonit këmbënguli se ndihma ndaj Mediaset nuk ishte pjesë e një marrëveshje, por e pranoi se ligji ishte i dobishëm për kompaninë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

12:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.