Edhe pse mendohej se karriera politike e Silvio Berlusconi kishte marrë fund, ai i ka befasuar të gjithë duke u futur sërish në vijën e parë të frontit të politikës italiane.
Berluskoni është kthyer mbështetje për qeverinë e brishtë të koalicionit aktual, për të ndihmuar në miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Pas një dënimi nga gjykata për mashtrime me taksat, ai nuk mori asnjë post publik dhe u largua nga potikia italiane. Mbështetja për partinë e tij, Forza Italia, është përgjysmuar që nga zgjedhjet e fundit në vetëm 7%. Por, Berluskoni ka sfiduar edhe një herë pritshmëritë, duke u kthyer në qendër të skenës politike, i pozicionuar si një ndërmjetës pushtetesh, teksa njëherazi mbron dhe interesat e tij të mëdha mbi bizneset që zotëron.
Qeveria aktuale italiane e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yjet , nuk është në një pozitë të fortë, dhe dukej e destinuar të rrëzohej kur të votimi për projektbuxhetin e saj për vitin 2021.
Mbështetja e Berlusconit do të rrisë numrat në parlament. Me mbështetjen e buxheti, Berluskoni pretendon se po vepron në dobi të interesit kombëtar, pas thirrjeve të presidentit Sergio Mattarella për dialog dhe unitet. “Ne kemi vendosur gjithmonë interesin e vendit para interesave të partisë”- tha Berlusconi në një intervistë për gazetën e familjes së tij “Il Giornale”.
Në nëntor të këtij viti, qeveria e ndihmoi kompaninë Mediaset, që drejtohet nga Berluskoni, përmes miratimit të një ligji që e mbron atë nga përpjekjet franceze për të shtënë në dorë pronësinë e gjithë biznesit mediatik, raporton Politico.eu.
I etiketuar nga media si amendamenti “Shpëto Mediasetin”, ai ligj u interpretua gjerësisht si një ndihmë e hapur ndaj Berlusconit.
Pas kësaj, këshilltari i Berluskonit këmbënguli se ndihma ndaj Mediaset nuk ishte pjesë e një marrëveshje, por e pranoi se ligji ishte i dobishëm për kompaninë.
