Tirana dhe Partizani do të përballen sonte në dërbin e kryeqytetit. Një sfidë tepër e rëndësishme që pritet të prodhojë emocione të jashtëzakonshme, kjo edhe për shkak të situatës ku ndodhen dy ekipet.
Partizani me Dajën dhe Tirana me trajnerin e ri Dede që me sa duket nuk po arrin të gjejë marshin e duhur. Sfida ka nisur që para ndeshjes e cila për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa tifozë. Gjithsesi këta të fundit kanë ndezur me flakadanë sheshin “Skënderbej”.





