Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Thellohet përplasja Gjylameti-Dade: PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë e as me gjoba

11:58 / February 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
33430446492 7d5661d743 b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja, njëherësh kryetare e PS Tiranë, Blerina Gjylameti ka reaguar sërish ndaj Arta Dades, të cilës para pak ditësh teksa i bënte një ftesë për kafe miqësore, i shkruante se po fliste si Berisha kundër Ramës.

Sot, Gjylameti ka reaguar sërish me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se nga ai reagim i saji, përfundoi në tabelë qitje e gazetës së të birit të Dades.

Ajo shprehet se sot ndaj PS dhe Edi Rames nuk ka shance per gjoba apo kercenime e se disa nuk po e pranojne dot kete ide.  “Kjo është padyshim edhe arsyeja pse ti dhe ndonjë tjetër tanimë tek – tuk nuk bëni dot paqe me idenë se me Edi Ramën në krye të PS, s’ka më shanse për gjoba e për kërcënime në emër të parimeve dhe në këmbim të posteve”., shkruan Gjylameti.

Gjylameti shprehet në reagimin e saj se edhe Dade e di që kjo nuk është rastësi ndërkohë që thekson se “Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje që nuk i kam bërë kurrë. S’ka problem, jam mësuar siç u mësove edhe ti me sulmet e padenja në adresën tënde, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ti me siguri nuk do e kishe pranuar kurrë do të ishte të sulmoheshe në nder e në dinjitet nga djali im!’’

Në fund të reagimit të saj, Gjylameti shprehet se PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba.

REAGIMI I PLOTE:

E dashur Arta,

Që kur unë shkruajta dashamirësisht dy fjalë për prononcimin tënd, gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje.

A të jetë vallë rastësi?

Nuk e besoj!

Edhe ti shoqe e di që nuk është rastësi. Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje që nuk i kam bërë kurrë. S’ka problem, jam mësuar siç u mësove edhe ti me sulmet e padenja në adresën tënde, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ti me siguri nuk do e kishe pranuar kurrë do të ishte të sulmoheshe në nder e në dinjitet nga djali im!

Unë edhe këtë e pranoj si pjesë të një kulture të vjetër e të shëmtuar që aq dëm i bëri PS në të shkuarën: Të gjithë kundër të gjithëve!

Fatmirësisht ajo kulturë edhe pse jo e varrosur përfundimisht, nuk ka më fuqi ta dëmtoje PS-në dhe mbase kjo është edhe merita më e madhe e Edi Ramës dhe e gjeneratës tonë. Kjo është padyshim edhe arsyeja pse ti dhe ndonjë tjetër tanimë tek – tuk nuk bëni dot paqe me idenë se me Edi Ramën në krye të PS, s’ka më shanse për gjoba e për kërcënime në emër të parimeve dhe në këmbim të posteve. Sidoqoftë ftesa ime për kafe mbetet në fuqi dhe unë të vlerësoj për gjithë sa bëre në të mirë të PS. Qofsh mirë Arta dhe mos ki asnjë merak, PS dhe Edi Rama nuk rrëzohen dot as me fjalë as me gjoba.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

23:00 / June 30, 2026

“Dorëheqja e kryeministrit dhe qeveri teknike”, Rama publikon mesazhin nga grupet e WhatsApp të protestuesve: “Ondrra n’beze i quajnë tironsit”

15:07 / June 30, 2026

Balla refuzon mocionin e opozitës: PD nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar protestën

11:17 / June 30, 2026

Balla: Shqipëria është nën sulm digjital, në protestë është përfshirë edhe regjimi iranian

11:14 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.