Një ndarje mes Tunës dhe Patrisit është përfolur shpesh, po kanë qenë zëra që janë shuar me postimet e të dyve duke treguar se ishin ende bashkë.
Mirëpo duket se këtë herë mund të ketë mbaruar çdo gjë, teksa Tuna është kthyer në vendlindjen e saj në Shkup, dhe në Instagram dhe mbiemrin e djalit e ka kthyer në Sejdi.
Raportohet gjithashtu, se bashkë me djalin, Tuna po jeton në një apartament.
Ndërkohë, edhe Patrisi po jeton në një apartament, por në një lagje tjetër të kryeqytetit.
Përveç kësaj, Tuna ka bërë edhe një veprim tjetër, i cili ka ngritur shumë dyshime për raportin mes çiftit.
Për më tepër, Tian ndjek vetëm gjashtë persona, mes të cilëve emri Patris Berisha nuk ekziston.
