Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tre muaj nga ceremonia e unazës, Seldi Qalliu largon nga jeta e tij të fejuarën modele

12:45 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seldi qalliu 396x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh është komentuar për jetën e tij private. Artisti, i cili u bë më shumë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, përflitet shumë edhe për vendimet që merr në jetën e tij, duke i kthyer në stil jete fejesat e tij.

Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra. E dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, duket se këngëtari gjeti një dashuri të re para tre muajsh.

Ai zgjodhi një ditë të veçantë për ta prezantuar me publikun vajzën 11 vite më të re që i kishte vjedhur zemrën, Sindi Çelën.
Këngëtari nuk u kursye me postimet në këtë ditë të rëndësishme, pasi në llogarinë e tij në “Instagram” postoi foto dhe video nga festa e 22-vjetorit të partneres.

Krahas fotos ku shkëmbenin një puthje në buzë, Seldi i bëri urimin special të dashurës së tij.“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë!”- shkruante ai. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit, që tregonte se ata tashmë ishin fejuar.
E vetëm tre muaj nga ceremonia e unazës ku zyrtarizoi fejesën me partneren 11 vite më të re, Seldi e ka ‘zhdukur’ nga jeta e tij edhe Sindin.

Nuk dihet ç’ka ndodhur me çiftin, por fakt është që Seldi e ka fshirë nga miqtë, si edhe çdo foto që kishin bashkë, duke e shpallur veten sërish “single”.
Vetëm një muaj më parë, i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari shkoi në studio me të fejuarën modele. Nëse Seldi është mësuar me kamerat e me të fejuarat, për Sindin ishte diçka e re dhe u shfaq pak më e ndrojtur. Ndër të tjera këngëtari tregoi se dashuria mes tyre ka qenë si në përralla, me shikim të parë.

Kjo gjë u konfirmua dhe nga Sindi, e cila rrëfeu se edhe ajo ka pasur po të njëjtin impakt. “Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë,”- u shpreh Seldi.

seldi qalliu1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.