Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke postuar një foton historike të kancelarit gjerman Willy Brandt 50 vite më parë në përkujtim të Getos së Varshavës, stacioni rrugës për në dhomat e gazit sjell ndërmend shprehjen e tij: “Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’
Duke sjellë ndërmend këtë moment simbolik të pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore, Bushati thotë se dy dekada nga çlirimi Kosovës shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?
“Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo. Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë”, thotë ish ministri i Jashtëm.
POSTIMI I PLOTE
Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’, do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943. Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore.
Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?
Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo.
Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë.

