Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Profesionet e shëndetësisë, ndryshojnë rregullat në fund të periudhës së certifikimit

14:37 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka ndryshuar rregullat per certifikimin në profesioniset e shëndetësisë, e bëhet fjalë për ata që dalin në pension gjatë përiudhës 4-vjeçare të certifikimit.

Në pikën 1.2 të kreut të dytë të VKM së 2015 thuhej se “ata profesionistë, të cilët dalin në pension brenda periudhës 4-vjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në sektorin privat, përjashtohen nga detyrimet e programit të certifikimit për atë cikël”.

Me ndryshimin e fundit kjo pikë thekson faktin se përjashtohen nga detyrimet e programit të certifikimit në rastet kur “mbushin moshën e daljes në pension brenda periudhës së programit të certifikimit dhe nuk kërkojnë rinovimin e lejes së ushtrimit të profesionit nga urdhri profesionist përkatës”

Certifikimi përfshin mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ofrojnë shërbime shëndetësore në vend, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore.

Gjithashtu janë shfuqizuar dhe dy pika të tjera. Konkretisht është shfuqizuar pika 1.4 e kreut II ku shkruhej: “Profesionistët të cilët janë në pension dhe ushtrojnë profesionin”.

Gjiashthu është shfuqizuar dhe pika e kryerjes së një testi online që lidhej me specialitetin e profesionistit.

Në këtë pikë thuhej: “Në fund të ciklit 4-vjeçar të certifikimit, përveç numrit të krediteve të kërkuara, profesionistët duhet të marrin 10 kredite përmes një testi vetëvlerësimi. Ky test kryhet on-line dhe lidhet me specialitetin e profesionistit. Ministria e Shëndetësisë harton rregulloren për zhvillimin e testit dhe është përgjegjëse për administrimin e tij”.

Këto ndryshime përkojnë edhe me përfundimin e ciklit 4-vjeçar të certifikimit, i cili ka nisur në 2015-tën. Testi i vetëvlerësimit në atë kohë u quajt si një risi që do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së programit të certifikimit, por për çudi ky test është hequr.

vkm shendetesia

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.