Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndalohet nga policia Marin Mema, efektivi në Maqedoninë e Veriut kërkon ta kontrollojë, gazetari: Nuk jemi terroristë, po filmonim

17:22 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marin Mema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari shqiptar Marin Mema është ndaluar nga Policia në Maqedoninë e Veriut. Vetë gazetari ka publikuar pamjet nga biseda me efektivët e Maqedonisë së Veriut që i kërkojnë të hapë çantën dhe ta kontrollojnë.

Mema shprehet se është gazetar dhe po ikën për në Shqipëri, pasi ka mbaruar me xhirimet në atë vend, por efektivi këmbëngul t’i kontrollojë çantën dhe makinën. Gazetari dëgjohet që shton më tej se kur një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vjen në vendin tonë, askush nuk e trajton si terrorist apo të kërkojë ta ndalojë e ta kontrollojë me imtësi.

Polici: Kush jeni ju?

Mema: Jemi gazetarë, kemi ardhur për xhirime, nuk kemi filmuar asgjë të veçantë. Jeni shqiptar?

Polici: Po, hape çantën dhe makinën.

Mema: Ne jemi shqiptar, kur vjen një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, nuk e trajtojmë si terrorist, s’e kuptoj arsyen e këtij kontrolli.

Polici: Për ta bërë një kontroll more.

Mema: Po përse, ne nuk kemi xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë.

Për këtë rast nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, e ka konsideruar këtë rast si dëshmi të një shteti policor dhe shkelje e Konventës Evropiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.