Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“S’ka pse të jetë vend i varfër”- Yuri Kim tregon 3 prioritetet në Shqipëri

19:44 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për 3 prioritetet e saj në Shqipëri në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’, me Valbona Zenelin.

Kim i ka përsëritur disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet apo biznes dhe ka shpjeguar se pse insiston më shumë te to.

Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar.

Sipas saj problemi qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

Kim garanton se do të shtyjë fort për demokracinë në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’, si dhe për ligje e Gjykata të pastra.

Zeneli: Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Kim: Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura.

Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.

Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’.

Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.