Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezultatet e antitrafikimit në 2018, Xhafaj: Krenar për çfarë bëmë. Përçmim për ata që hodhën baltë

15:14 / February 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Fatmir Xhafaj ka përshëndetur raportin me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Përmes një mesazhi në twitter, ish-ministri i Brendshëm për këtë periudhë është shprehur se ndihet krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018, duke shënuar një ulje me  80% të trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017-n.

Xhafaj nënvizon më tej se lufta pa kompromis e rezultatet e shkëlqyera ndaj grupeve kriminale  kanë sjellë këto shifra të cilat flasin vet. Në mesazhin e tij, Xhafaj shprehet se me të njëjtët policë, buxhet, mjete e asistencë, në të njëjtin territor u ndryshua një realitet dhe u krijua një model i krahasueshëm me Evropën! “TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin”, thekson Xhafaj.

Postimi i Plotë:

1.

Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht (më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë, ndër të tjera, në këto vite!👏

2.

Me të njëjtët policë, buxhet, mjete e asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet dhe krijuam një model të krahasueshëm me Evropën! Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, te reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend! 🇦🇱

3.

Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017.Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale.Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë! 💪👍

4.

Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij! 🙏

5.

TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! 🤫

6.

Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.👎

Droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

23:00 / June 30, 2026

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

12 të plagosur nga aksidenti, Koçiu viziton të aksidentuarit te Trauma

20:57 / June 30, 2026

Zv.kryeministrja Koçiu: Dhuna në protestën jashtë Kuvendit, e organizuar nga një grup njerëzish që vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit

19:42 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.