Deputeti Fatmir Xhafaj ka përshëndetur raportin me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Përmes një mesazhi në twitter, ish-ministri i Brendshëm për këtë periudhë është shprehur se ndihet krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018, duke shënuar një ulje me 80% të trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017-n.
Xhafaj nënvizon më tej se lufta pa kompromis e rezultatet e shkëlqyera ndaj grupeve kriminale kanë sjellë këto shifra të cilat flasin vet. Në mesazhin e tij, Xhafaj shprehet se me të njëjtët policë, buxhet, mjete e asistencë, në të njëjtin territor u ndryshua një realitet dhe u krijua një model i krahasueshëm me Evropën! “TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin”, thekson Xhafaj.
Postimi i Plotë:
1.
Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht (më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë, ndër të tjera, në këto vite!👏
2.
Me të njëjtët policë, buxhet, mjete e asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet dhe krijuam një model të krahasueshëm me Evropën! Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, te reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend! 🇦🇱
3.
Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017.Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale.Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë! 💪👍
4.
Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij! 🙏
5.
TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! 🤫
6.
Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.👎