Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rita Ora theu rregullat, por prindërit i japin një mësim të mirë

14:33 / December 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rita ora 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë më parë Rita Ora festoi ditëlindjen e saj të 30-të dhe pasi tha se e festoi në shtëpi dolën pamjet festës së saj në lokal duke thyer kështu dhe masat anti-COVID të vendosura nga qeveria britanike.

Për këtë këngëtarja me origjinë shqiptare mori edhe një gjobë, ndërkohë që kërkoi falje dy herë për veprimet e saj të nxituara, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë.

Por duket se këtë herë mësimin ia kanë dhënë prindërit e saj. “The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shihet duke ecur në rrugë me të atin e saj krah për krah dhe të dy duken shumë të mërzitur.

Një mik i Ritës ka treguar se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe se ndihet shumë keq për këtë gjë.

“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, ka treguar burimi.

Që pas këtij veprimi, Rita është rikthyer në studio dhe po punon për këngë të reja. Për herë të fundit ajo ka nxjerrë një album në vitin 2018-të dhe duket se Rita tashmë është fokusuar totalisht tek projektet e reja muzikore.

rita babai

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.