Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E sulmuan për paketën e trajnimit, Ermal Mamaqi ndërhyn në mes të emisionit: U preka nga epitetet e përmendura

16:13 / December 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ermal Mamaqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ermal Mamaqi ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjet ditët e fundit, për shkak të një pakete trajnimi që u shpërnda me shpejtësi. Pak muaj më parë, ai ka shpërndarë një postim në Instagram, ku shkruan se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij pasi për herë të parë ka realizuar trajnimin e parë për vetëpërmirësim. Projekti tashmë duket se është finalizuar edhe në një akademi e cila sipas tij do të prodhojë njerëz të suksesshëm në këmbim të një pagese. Vetë aktori ka publikuar në rrjetet sociale, çmimet e paketës së suksesit për një vit, ku përfshihet një video me Ermalin me vlerën e 1 mijë eurove, apo dreka me miliardierët e Shqipërisë, në vlerën e 2 mijë eurove.

E gjithë paketa me afat një vjeçar kushton plot 39 mijë e 910 euro, por meqenëse sezoni i festave është afruar, ju mund ta përfitoni në vlerën e 9470 eurove. Reagimet në rrjet për këtë paketë ishin të shumta dhe shumica e njerëzve shpreheshin të habitur për shifrën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Në lidhje me këtë temë dhe influencuesit në rrjete sociale është diskutuar në emisionin “PolitikOn” në “Ora News”. Mirëpo gjatë debatit ka ndërhyrë Ermal Mamaqi, i cili është shprehur i prekur nga fjalët që janë thënë për të nga të ftuarit në studio. Ai tha se të ftuarit nuk treguan asnjë lloj dashamirësie dhe se duhet të ishin treguar më etik gjatë debatit, duke qenë se po flisnin për dikë që nuk ishte i pranishëm.

Më pas Mamaqi ka shpjeguar se paketa që u bë virale në rrjet është shkëputur nga një prezantimi gjatë dhe se është vetëm një copëz e tij. Ai tha se paketa e trajnimit nuk ka dalë prej tij, por nga disa persona të tjerë.

“Jam i prekur nga epitetet, ose mbiemrat që dëgjova në pjesën e fundit dhe dua t’ju shpjegoj që ajo që po bëj nuk ka asgjë që mund t’i shqetësoj asnjëri të asnjë lloj forme ose përfaqësie që mund të ketë. E vetmja gjë që po bëj është që eksperiencën time në karrierë si artist si biznesmen dhe njeri, familjar, në një paketë të përmbledhur me profesionaliste që janë autoritet në atë që përfaqësojnë është mbledhur dhe kushton, jo aq sa thatë ju, por ka një vlerë tjetër. Dhe ajo që keni transmetuar për ta përmbledhur nëse s’keni qenë aq të kujdesshëm të investigonit, ajo që kishit pas krahëve është thjesht një prezantim, një pjesë e shkurtër e një prezantimi më të gjatë, sepse siç ti e di nuk ka rëndësi çfarë thua, por si e thua dhe justifikoj gjithë ata që ishin aty në studio, sepse mënyra si është dukur aty është vërtetë shqetësuese, por te jeni të sigurt se ky dokument nuk ka dal nga unë që të prezantohet ose reklamohet në këtë formë, por është shkëputur gjatë një prezantimi”, tha Ermali në “PolitikOn”.

View this post on Instagram

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.