Xhaxhai i të ndjerit Klodian Rasha që u vra sot nga një efektiv policie, ka paralajmëruar se mund të ketë hakmarrje.
Në një intervistë për “Open”, Rasha tha se “gjaku shkon me gjak” dhe se nuk ka rrugë tjetër nëse nuk shikon drejtësi nga ana e autoriteteve.
“Tani sherri mbetet i hapur. Nuk di çfarë të them. Unë kërkoj dhe ne si familje presim që të bëhet drejtësi. Unë ka pesë vëllezër, na është vrarë djali, këtë dimë ne dhe gjaku shkon me gjak. Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh nëse në nuk shohim drejtësi,”- tha Rasha.
