Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme pas mesnatës në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga një efektiv policie pa kryer asnjë krim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.
Mes personazheve të njohur që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Xhensila Myrtezaj. Në një shkrim në InstaStory, ajo shprehet e prekur se në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend. “Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam unë jetë, të dëgjonim të tillë ngjarje si vrasja e një të riu për faktin që nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar. Në këtë vend ku çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk ndodh, duhet të ndodhte edhe kjo? Ngushëllime familjes, Zoti i lehtësoftë dhimbjen. Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”- shkruan Xhensila.

