Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.
Reperi Arkimed Lushaj, ka sfiduar policinë përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një video në Instagram, ndërsa shfaqet në automjet duke kënduar këngën e tij.
