Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi projekt-raportin për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Eurodeputetët mbështetën çeljen e negociatave, ndërsa shprehën shqetësim për klimën e polarizuar politike në vend.
Deputeti socialist Taulant Balla përshëndet takimin dhe diskutimet mes eurodeputetëve.
“Mirënjohje për Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian për diskutimet dhe mbështetjen në lidhje me PROGRESIN E SHQIPËRISË në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mirënjohës Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit.
Vlerësoj thelbin e pozicionit zyrtar të grupimeve politike në Parlamentin Evropian, si për rekomandimet, ashtu edhe dhe mbështetjen pa rezerva të rrugës europiane të Shqipërisë.
Një emërues i përbashkët i eurodeputetëve ishte nevoja për të mos penguar rrugëtimin evropian të këtyre vendeve, duke vendosur kushte të njëpasnjëshme pasi cënojnë besueshmërinë e BE-së dhe sigurisht dëmtojnë procesin e nisur të reformave të thella nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe përfaqësuesja e Komisionit Europian, Michela Matuella thekson vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pavarësisht situatës së paprecedentë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e COVID-19″, shkruan Taulant Balla.
