Pas kthimit nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në shtëpinë e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia dy ditë më parë. Vizita po zhvillohet në këto momente.
Më herët kreu i qeverisë njoftoi se do t’i drejtohej opinionit publik me një mesazh për ngjarjen, sot në orën 18:00.
Rasha u vra me tre plumba nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
