Vetëm dy ditë më parë ka qënë ish ministri, njëherësh dhe kreu i komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë, Genc Ruli ai që ia ka përsëritur Sali Berishës se i ka ardhur koha tashmë të tërhiqet.
Ruli është shprehur me të njejtat kuota pozitive për rolin e Berishës në PD, duke thënë se tashmë misioni i tij është përmbushur dhe nuk duhet të kandidojë më për deputet!
Por sërish ka reaguar Berisha, i cili pasi ka mbrojtur me forcë aktin makabër të vrasjes së katër demonstruesve nga Garda më 21 janar 2011, ka deklaruar se do të jetë sërish pjesë e Kuvendit.
“Unë vetë ende nuk e kam vendosur ku do të kandidoj, kur ta vendos do njoftoj Bashën të parin”, deklaroi Berisha në Euronews Albania.
