Dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami festojnë sot 6-vjetorin e lidhjes së tyre.
Ata jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe punojnë së bashku, madje edhe skenën ku performojnë e ndajnë me njëri-tjetrin.
Ka qenë Venera ajo që ka zbuluar se ditën e sotme ata kanë përvjetorin e dashurisë dhe se bëjnë plot gjashtë vite bashkë.
“Duke e festuar përvjetorin tonë të gjashtë kështu…”, shkruan këngëtarja krahas fotos ku shfaqen të varura disa nota muzikore në formën e zemrës.