Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi ka folur për protestën që po mbahet për vrasjen e Klodian Rashës. Në një Instastory që ka bërë, ai ka thënë se qytetarët duhet që të të protestojnë paqësisht.
Në shkrimin që hodhi ai shkroi se kushdo që tenton të prishë dhe sulmojë pronën private nuk është një protestues por një provokator i infiltruar. Më tej ai shkroi se të gjithë personat që tentojnë të dëmtojnë pronat private duhet që të shoqërohen në polici.
“Kush do të tentojë të sulmojë pronën private duke e thyer apo e djegur atë, nuk është gjë tjetër veçse se një provkator i infiltruar nga ata që duan të flliqin ndershmërinë dhe sinqeritetin e protestave. Dyqanet ushqimore, të bukës, lokalet, restorantet farmacitë, fruta-perimet, etj janë pasuria jonë, pasuria e vëllait, motrës, kushuririt, shokut, shoqes, me të cilën ushqehen. Kushdo që do tentojë ti dëmojë ato, kapeni dhe shoqëroheni më shumë dashuri te polici më i afërt,” tha ai.
