Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Kompleksi i krimit të kryer

21:42 / December 13, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Protestat e dhunshme nuk janë ndonjë histori e re, as për Shqipërinë, as për botën. As shkatërrimet që ndodhin prej tyre. Por për Partinë Demokratike dhe historinë e saj, ka një element që i bashkon në kohë dhe në mentalitet, sjelljen ndaj tyre. Dhe ajo ka të bëj me faktin që krimet të cilat ndodhin gjatë protestave, tua hedhin viktimave.

Krimet më të rënda që kanë ndodhur gjatë protestave në Shqipëri, janë ato të vrasjeve të 21 janarit. Ndërsa Voltana Ademi lavdërohej dje në mbrëmje pse kishte djegur Shkodrën dhe pse e kishte fajin policia për këtë, po shikoja një kronikë të Report TV dje që kishte bërë një përmbledhje të kësaj historie.

Në fakt Voltana në mënyrë instiktive po bënte atë që PD e ka filozfi të saj, duke akuzuar socialistët se ata gjithmonë janë përgjegjës, edhe kur vriten edhe kur nuk vrasin.

Instikti i vrasësit i tha Sali Berishës më 21 Janar, në orën 19 30 të mbrëmjes , që duhet të akuzonte Edi Ramën si vrasës.

Shpiku një plak me çadër, shkoi montoi  filmin me xhiro të ngadalta, nxori dy mjek që “provuan” se ishte gjuajtur me pistoleta nga afër, pastaj shpiku çadra pistoletë dhe thika me helm dhe e caktoi që vrasjet i kishin bërë vet socialistët. Vonë në mesnatë, kur Neës 24 nxorri pamjet e vrasësve “Live”, ndryshoi version dhe kaloi tek grushti i shtetit.

Edhe Voltana dje nuk bëri ndonjë gjë më shumë. U nis e para në krye të turmave, theu tabela e semaforë, pastaj dogji dhe selinë e Partisë Socialiste dhe në mbrëmje akuzoi socialistët se e kishin djegur vet.

Pra në llogjikën e saj, njësoj si në llogjikën e Saliut, socialistët dhe më 21 Janar janë vetvrarë, edhe tani kanë vetdjegur selitë e tyre.

Ky instikt për t’ia hedhur fajin viktimës, është instikt bazik i çdo krimineli. Të gjithë ata që vrasin me gjakftohtësi, e kanë një version se si faji është i viktimës.

Por është çështje fantazie. Fantazia e Berishës dhe e Voltanës deri këtu shkon, që edhe kur ti i shikon dhe filmon duke vrarë dhe duke djegur, ata të të thonë që e bëre ti.

Berisha u detyrua më 21 janar të ndryshonte qëndrim dhe të shpikte një gënjeshtër tjetër, pasi doli bllof me atë të vetvrasjes nga socialistët. Edhe Voltana sot filloi të pranoj se ishte në krye të protestës se është kryebashkiake(!!), por nuk ka gisht në diegie.

Njësoj në Tiranë, gjithë figurat qesharake të PD, që nga Bujar Nishani e deri tek Edi Paloka, po arsyetojnë se këta adoleshentët nuk janë të tyre, pasi ata janë të mërzitur me rregjimin 7 vjecar të Edi Ramës, pasi deri sa ishin 8 vjec janë rritur me shpresë nga Sali Berisha, pastaj erdhën këta socialistët dhe u zhgënjyen thellë.

Për ta bërë dhe më makabre këtë filozofi, sot PD dhe LSI kanë filluar të akuzojnë dhe familjen e të ndjerit Klodian Rasha si të shitur. Kanë mbushur rrjetet sociale dhe kanë bërë deklarata publike, tifozat e Ilir Metës, tek Sport Klub Tirana duke akuzuar familjen e viktimës, pse kërkon që të mos digjet Tirana dhe Shqipëria për djalin e tij. Tani ngelet dhe pika e fundit të akuzojnë dhe familjen se mund ta ketë nxjerr vet djalin të vritet me policë.

Ky makabritet është filozofi e PD. Ata e duan vdekjen si diçka që u shërben atyre politikisht. Nëse nuk është kështu janë gati ta poshtërojnë dhe të vdekurin. Siç përplasën arkivolin e Azem Hajdarit në derë të kryeministrisë.

Pasi ndodh krimi PD distancohet dhe thotë nuk kemi punë me protestat.

Sipas PD asnjë  drejtues i saj nuk është në krye të protestave.

Gratë e PD thonë nuk dalim në protesta se ka dhunë.

Idjotët e PD  mbrohen se në rrugë ka adoleshntë të mitur.

Por Voltana nuk është, as adoleshente, dhe nuk dimë që të jetë përjashtuar nga PD. Biles dhe grua mund të quhet. Sdi pse kujton që Shkodra është më idjote se ajo!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

17:00 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.