Champions League mëson sot çiftet e 1/16-ve.
Prej orës 12:00 hidhet shorti dhe mesjavën e shkuar janë përcaktuar edhe vazot e skuadrave, që janë si më poshtë, ndërkohë që shortin mund ta ndiqni “live” në faqen zyrtare të UEFA-s, konkretisht në këtë LINK.
VAZO 1: Bayern (GER, Grupi A), Real Madrid (ESP, Grupi B), Manchester City (ENG, C), Liverpool (ENG, D), Chelsea (ENG, E), Borussia Dortmund (GER, F), Juventus (ITA, G), Paris SG (FRA, H)
VAZO 2: Atletico Madrid (ESP, A), Borussia Monchengladbach (GER, B), Porto (POR, C), Atalanta (ITA, D), Sevilla (ESP, E), Lazio (ITA, F), Barcelona (ESP, G), Leipzig (GER, H)
ÇIFTET:
Borussia Monchengladbach-Manchester City
Lazio-Bayern Munich
Atletico Madrid-Chelsea
RB Leipzig-Liverpool
Porto-Juventus
Barcelona-PSG
Atalanta-Real Madrid
Sevilla-Borussia Dortmund
Rregullat janë të qarta dhe është e përcaktuar që skuadrat e vazos së parë t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse të kthimit në shtëpi. Ndërkohë, dy ekipe të të njëjtit grup dhe të të njëjtit shtet nuk lejohet të përballen në 1/16-at.
Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha sfidat nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet më 19 mars.