Reperja e njohur Tayna ka festuar sot 24-vjetorin e saj të lindjes.
Që në mesnatë, Tayna ka organizuar një super festë ditëlindjeje për të pritur ditën e saj të shënuar, ku ka mbledhur të afërm dhe miq.
Pavarësisht se jemi në kohë pandemie, reperja s’e ka pasur aspak problem të thyejë rregullat dhe në rrjete sociale s’kanë munguar pamje nga festa. (Kliko)
Tayna u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër rozë pas trupit, i cili gjithashtu i tregonte bustin.
I pamë thuajse të gjitha nga super festa, përveç kërcimit fantastik që ajo ka bërë me të ëmën, e cila duket në fakt si shoqja dhe jo si mamaja e reperes.
Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ai që ka ndarë videon në rrjete sociale, të cilën Tayna e ka ripostuar më pas.
Kërcimin e tyre mund ta shihni më poshtë:
“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çikë sa 10 djem për familje e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirënjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!😛”- shkroi Tayna krahas fotos ku i uronte sot ditëlindjen vetes.
