Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Apeli i mjekes së familjes, Rama publikon videon: Si bëhet trajtimi i pacientëve me COVID

18:32 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjekja e familjes Marjola Berdufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një video ku mjekja e familjes në Berat, Marjola Bërdufi, tregon procedurën që ndiqet me pacientët e dyshuar me COVID në rast të shfaqjes së simptomave dhe pas konfirmimit me anë të tamponit.

Rama shkruan se tashmë mjeku i  familjes e ka në kohë reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit përmes kartelizimit elektronik të pacientëve, ndërkohë që po në mënyrë elektronike, me kodin e recetës së tyre, qytetarët mund të tërheqin në farmaci, barnat e rimbursueshme për trajtimin ambulator.

“Jam Marjola, mjeke në Berat. Mbuloj një zonë me shërbim prej 2640 banorësh. Mjekët e familjes janë në vijën e parë për rastet e lehta me COVID. Kur dikush shfaq simptoma ose ka pasur kontakt me një të infektuar vjen në qendër shëndetësore ose telefonon duke shprehur simptomat. Nëse vlerësoj se mund të jetë me COVID në bashkëpunim me njësinë vendore bëhet planifikimi për tamponin. Pasi konfirmohet vazhdon ndjekja nga ana ime. Ne ndjekim nëpërmjet një protokoll

Çdo ditë kontaktohen me telefon pacientët e prekur për gjendjen shëndetësore. Kjo telefonatë bëhet disa herë në ditë, duke i këshilluar për pjesën e mjekimit, trajtimin, dietën ushqimore dhe zbatimin e masave për mospërhapjen e COVID brenda familjes me një higjienë personale.

Në rast se gjendja e tij rëndohet bëhet referimi i tij dhe pas komunikimit me 127 transportohet për në spital. Çdo pacient ka një kartelë. Janë miratuar dhe kontrollet për trajtimin e pacientëve në banesë. Përpilohet receta elektronike e cila është me rimbursim. Kjo është një betejë e gjatë, e vështirë që kemi nisur prej disa muaj. Pacientët duhet të kenë besim te mjeku i familjes”, thotë mjekja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.