Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 24 nga 42 të arrestuarit gjatë të protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet.
Burimet bëjnë me dije se për 11 persona është caktuar masa “arrest me burg”, për 9 prej tyre është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe për 4 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.
