Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Uniformat blu e kanë shoqëruar më pas R.GJ, me detyrë oficer i policisë Gjyqësore të Rrethit Elbasan.
Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka përplasur një automjet gjatë parakalimit të gabuar.
Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
