Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eva Murati reagon ashpër ndaj atyre që u prekën nga djegia e pemës: Keni qymyr në vend të zemrës

17:19 / December 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eva Murati 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja e njohur Eva Murati ka reaguar për protestat që janë zhvilluar pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatorja ka ‘sulmuar’ të gjithë ata persona  që janë prekur për djegien e pemës, para jetës së një djali të ri.

Murati shkruan se ndërsa shqiptarët kanë shum arsye për të reaguar, ata zgjedhin të reagojnë për një pemë të djegur.

Shkrimi i Eva Muratit:

 “Kronikë e javës që lamë pas. Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshperim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.

Pas tronditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, tmerrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.

A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DHUNA PO SJELL DHUNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dhunë? Kush mban përgjegjësi për gazin lotsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?

E urrej vandalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qymyr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!

E gjithë kjo situatë na ka tmerruar por edhe na ka zgjuar! Ky eshte mllef i akumuluar për padrejtesi ndër vite! Po si kemi ardhur deri ketu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa me e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojme se në Europe shqiptaret kane statusin e dealerit te droges? Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe serish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon?

A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet prostitucion dhe degjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e policisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rendom degjon njerez të mburren sa herë korruptojnë një polic? A kemi reaguar për çmimet jashte realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqiperi qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kriminale për të vënë në poste të rëndësishme?

Këto i them si nje njeri pa parti por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!

Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të medha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orëelliane ose durojmë derisa shpërthejmë në këtë mënyrë!

E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushellimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhembjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari!

Me dashamirësi ju rikujtoj që ka baballarë e vëllezër aty jashtë që e nderojnë uniformën policore ashtu siç fatkeqsisht ka edhe nga ata qe e përdhosin dhe ia humbin nderin!”, ka shkruar Eva Murati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.