Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një lloj i ri virusi në Britani? Ja çfarë thonë ekspertët e shkencës

11:34 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Matt Hancock u akuzua për panikun e krijuar tek qytetarët pasi ai tha se një mutacion i koronavirusit po përhapet nëpër Londër dhe Jug-Lindje të vendit.

Sekretari i Shëndetësisë nxiti frikë dje pas njoftimit se mund të merreshin masa të ashpra izolimi për 11 milion persona në kryeqytet, Essex dhe Hertfordshire nga mesnata e mbrëmjes së sotme, sepse sipas tij se lloji i ri i Covid mund të përhapet më shpejt se versionet e vjetra të virusit.

Por ekspertët e kundërshtuan pretendimin e tij, duke thënë se Sekretari i Shendetesise përdori ‘retorikë’ që tremb njerëzit.

Sipas eksperteve, mutacioni i koronavirusit eshte i zakonshëm, e me këtë lloj tendence nuk ka gjasa të ndikojë në mënyrën se si funksionojnë vaksinat ose te ndikoje tek infektimi rende i qytetareve. Madje ata theksojne se ky mutacion mund të jetë edhe më pak vdekjeprurës.

Koronavirusi tashmë ka pesuar mutacione mijëra herë dhe ky është një proces krejtësisht i natyrshëm, thonë ekspertët, dhe shumë mutacione bëhen më pak të rrezikshme ndërsa evoluojnë.

Shkencëtarët thanë se është padyshim e rëndësishme të hetohen llojet e reja për të parë nëse ato ndryshojnë sjelljen e virusit.

Ekziston një farë shqetësimi se ky mutacion mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat mund të mos jenë aq efektive tek qytetaret.

Versioni i ri i virusit është regjistruar më shumë se 1.000 herë, kryesisht në Angli, por edhe në Uells, Skoci, Danimarkë dhe Australi, konfirmuan zyrtare te Shëndetit Publik ne Britani.

Arsyeja pse mutacioni është interesant, thonë shkencëtarët, është sepse ndodhet në proteinën spike të virusit. Spike është pjesa që sulmohet më shpesh nga sistemi imunitar..

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.