Fran Demaj sot është deputet i LDK-së, por dikur ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, të cilës i ka dhënë mësim për dy vite në Prishtinë.
Ai e ka përshkruar atë si fëmijë të lezetshëm, e shumë të edukuar. “E kam mësuar nja dy vjet Dua Lipën, disa orë i kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukuar, nuk më ka shkuar mendja që ajo ishte kaq e talentuar në atë fushë.
Edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturuar, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.
Demaj ka bërë të ditur se edhe Fjolla Morinën e ka pasur nxënëse e gjithashtu edhe këngëtarin Shpat Deda. I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj ka vlerësuar punën e të dyjave
