Piloti shqiptar, Lirim Zendeli ka kryer një hap gjigant përpara dhe nga sezoni i ri do të garojë në Formulën 2. Një lajm i madh për të gjithë të pasionuarit e sportit të garave me makina. 21-vjeçari shkupjan ka nënshkruar marrëveshjen me skuderinë MP Motorsport dhe që tani e ka shkruar një pjesë të historisë, sepse asnjëherë një shqiptar nuk ka qenë pjesë e një niveli kaq të lartë në sportet e shpejtësisë.
Në sezoni e fundit në Fromula 3, Zendeli arriti të sigurontë një fitore spektakolare në SPA, teksa 36 herë të tjera e mbylli në podium, duke koleksionuar edhe 2 “pole position”. Edicioni do të nisë në vitin 2021 dhe tashmë “njeriu i hekurt”, piloti që duket sikur ka sensorë në trup për mënyrën se si i ndjen kthesat, është gjithmonë e më pranë ëndrrës së madhe, Formulës 1.