Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

At Jani “harron” kërcënimet dhe abuzimet: Denoncuesi nuk është murg!

21:57 / December 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
At Jani Tereziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

At Jani Tereziu, i cili u denoncua në Fiks Fare nga murgu i Manastirit të Zvërnecit për abuzime dhe kërcënime, ka kontaktuar në redaksinë e emisionit investigativ duke mohuar akuzat.

Pa shpjeguar akuzat e abuzimit apo edhe të kërcënimeve, prifti thotë se denoncuesi nuk është murg.

“Personi i cili denoncon këto veprime nuk është murg. Akuzat ndaj meje janë të pavërteta dhe të pabaza, dhe ai që akuzon, ka barrën e provës, që të faktojë fajësinë time, si për vjedhje, ashtu edhe për vrasje, kjo, në bazë edhe të kodit penal, por edhe të drejtës kanonike kishtare. Personi në fjalë, duhet t’i ishte drejtuar autoriteteve kishtare që kanë kompetencën ekskluzive për zgjidhjen e çështjeve të tilla kanonike, sipas besimit tonë, që e ushtrojmë me vullnet të lirë” thotë Prifti.

Në fakt, emisionit Fiks Fare ka mësuar se denoncuesi qëndron prej rreth 1 viti në atë Manastir. Ai ka qenë edhe në manastire të tjera, ndërkohë që është transferuar në Zvërnec me urdhër të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Ndryshe nga sa deklaroi në video, At Jani, Fiks Fare ka siguruar një dokument, i cili është një procesverbal i mbajtur në Zvërnec.

Dhe, çuditërisht, në këtë dokument, denoncuesi konsiderohet Murg! Murg, apo kandidat për murg, pak rëndësi ka! Ai qëndron në atë vend me urdhër të Kishës dhe At Jani duhet të na shpjegonte për abuzimet, kërcënimet apo edhe fjalorin në shtëpinë e Zotit. Fiks Fare ka mësuar se, krahas Kishës Autoqefale të Shqipërisë, vjedhjet dhe kërcënimet për vdekje, po hetohen edhe nga Policia e Vlorës.

At Jani Zvërneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.