Rej Manaj, pas golit të shënuar në derbin kundër Espanjol B, na ka treguar edhe një aftësi tjetër të tij. Ai është shfaqur si model, një eksperiencë e re për sulmuesin lushnjar të kombëtares, i cili i ka befasuar fansat e tij.
Së fundmi, Manaj qoftë si futbollist, por edhe në sajë të staturës së tij fizike, është përzgjedhur dhe ka pozuar për një firmë veshjesh. Eksperiencën e ri, ai e ka zbuluar edhe në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto, së bashku me një modele që reklamojnë veshjet në Spanjë.
Sulmuesi Manaj, prej kohësh është pjesë e Barcelona B në Spanjë, ndërkohë që në vendin iberik, ai ka veshur edhe fanellën e Granadës dhe Albacetes. Në Itali, Manaj ka luajtur me Kremonese, Inter, Peskara dhe Piza.

