Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lionel Messi nuk di të ndalet as në moshën 39-vjeçare. Ylli i Inter Miamit ishte protagonist në raundin e 22-të të MLS në SHBA duke shënuar tre gola në fitoren 7-1 të ekipit të tij kundër CF Montreal.

Inter Miami e zhbllokoi ndeshjen pas 20 minutash lojë me Casemiron. Një krosim nga këndi i Segovia bëri që mesfushori brazilian të kërcente mbi të gjithë dhe me kokë e ndali sferën pas krahëve të portierit Gillier. Megjithatë, miqtë barazuan me Herbers, por vetëm për disa minuta.

Në fundin e pjesës së parë Lionel Messi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke bërë që Petrasso ta dërgonte topin në rrjetën e portës së tij, me Inter Miamin që u rikthye në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë Messi ishte i papërmbajtshëm, pasi fillimisht shënoi golin e tretë për ekipin, përpara se të asistonte për Luis Suarez dhe të gjente një tjetër gol. Në fundin e ndeshjes kishte vend edhe për golin e Shaw, përpara se Lionel Messi në shtesën e gjashtë të ‘vuloste’ gjithçka për 7-1.

Në moshën 39-vjeçare Lionel Messi ka luajtur në 23 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe asistuar në 10 raste. ‘Pleshti’ luan me shirit të zi në krah kjo për shkak se më 7 gusht i ati i tij, Jorge, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

inter miami Messi montreal tre gola Vera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.