Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Viti 2021 sjell në “Netflix” serialin “The Winx Saga”, këtë herë me njerëz!

18:53 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wINX
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me siguri të gjitha vajzat i kanë adhuruar në fëmijëri kukullat Winx! Nëse nuk i mbani mend mirë, po ju rikujtojmë historinë e këtij seriali.

Një vajzë e zakonshme nga Planeti Tokë, Bloom jeton një jetë të përkryer normale në qytetin e Gardenias derisa takon Stella-n, një princeshë nga planeti Solaria, e cila është në telashe. Duke shkuar për ta ndihmuar Stellën, Bloom zbulon fuqitë e saj magjike. Stella bind Bloom-in për t’u bashkuar në Alfea, shkolla më e mirë e zanave në të gjitha sferat. Në Alfea, Bloom formon Klubin Winx, anëtarët e të cilave jane 4 shoqet e saj – Stella, Muza, Tekna, dhe Flora. Më vonë, ato takohen dhe shoqërohen me djemtë Brandon, Riven, Timi dhe Skaj, të cilët gjithashtu do të bëhen të dashuritë e tyre. Anëtarët e Klubit Winx takojnë edhe një treshe të shtrigave nga kulla e reve – Icy, Darcy, dhe Stormy, të cilat njihen si Trix. Trix janë në kërkim të fuqisë së Flakës së Dragoit dhe ndjekjet e tyre të pamëshirshme çojnë në shumë takime dhe beteja me Klubin Winx. Bloom gjithashtu fillon të mësojë sekretet e planetit të saj, prindërit dhe fuqitë.

Sezoni i parë i Winx Club u shfaq në Itali më 28 janar 2004.

Kaq shumë vite pas transmetimit të sezonit të parë, Netflix do të rikthejë në vitin 2021 këtë serial, por kësaj here me njerëz të vërtetë.

“Fate: The Winx Saga” do të quhet seriali që do të bëhet publik më 22 janar dhe kësaj here do të jetë për të rritur.

Aktoren protagoniste të serialit, Bloom-in, mësohet se do ta luajë Abigail Cowen.

Sezoni i parë i serialit do të përbëhet nga 6 episode, ndërsa në varësi të ecurisë së tyre do të vendoset edhe për fatin e serialit.

“Netflix” “The Winx Saga”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.