Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit bëjnë t ditur se ka nisur hetim penal ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ky i fundit hodhi bojë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Në deklaratë thuhet se Paloka ka sulmuar me solucion kimik të parapërgatitur kryeministrin e Shqipërisë.
“Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thotë deklarata.
