Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vitamina që lufton sëmundjet e zemrës, kockave dhe depresionin

17:49 / December 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trupi vitamina K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitamina K është një nga substancat më esenciale në grupin e vitaminave që i duhen trupit. Ndihmon në funksionimin dhe qarkullimin e mirë të gjakut gjithashtu edhe në formimin e kockave të forta. Kjo vitaminë shfaqet në dy forma si vitamina K-1 dhe K-2. Nëse K-1 është forma e saj primare që vjen nga perimet jeshile, versioni K-2 shfaqet me shumicë tek proteinat e kafshëve dhe ushqimeve të fermentuara.

Gjithashtu bakteret që ndodhen në barkun tuaj mund të prodhojnë një sasi të vogël vitaminë K-2. Në këtë artikull ju tregohet disa nga vlerat dhe trajtimet natyrale që kjo vitaminë sjell në trupin tuaj.

Funksionet e Vitaminës K-2
Në një stadium afatgjatë ku morën pjesë 36,629 persona ndër vlerat e vitaminës K, studiuesit gjetën një sërë të dhënash mbi vlerat e vitaminës K-2. Vitamina K-2 u pa se uli ndjeshëm tek pjesëmarrësit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve arteriale, veçanërisht tek personat me presion të lartë gjaku. Ekspertët thonë se trupi ka 10 herë më shumë mundësi të thithë vitaminën K-2 se atë K-1. Përveç rolit kryesor që K-2 luan në qarkullimin e mirë të gjakut, i dhuron trupit edhe një sërë benefitesh të tjera. Ju listojmë më poshtë disa nga sëmundjet kryesore në të cilat kjo vitaminë ndihmon.

Sëmundjet Kardiovaskulare
Vitamina K-2 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjes e zemrës dhe të përmirësojë shëndetin e saj. Kjo ndodh pasi vitamina K-2 aktivizon një proteinë që e ndalon kalciumin të ngurtësojë dhe bllokojë enët e gjakut. Një dietë e pasur me këtë vitaminë mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.

Shëndeti i Kockave
Vitamina K-2 ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e kockave të mira dhe të shëndetshme. Për shkak të prodhimit të madh të mineraleve si karboksilatina osteokalcina një proteinë përgjegjëse që çon kalciumin tek kockat. Një studim i vitit 2017 i mbajtur në Japoni, ekzaminoi vitaminën K-2 tek femrat mbi 65 vjeç që vuanin nga osteoporoza. Sipas këtij studimi vitamina K-2 ndihmoi në mos degradimin e kësaj sëmundje.

Ankthi dhe Depresioni
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shtojnë edhe riskun e prekjes nga deprersioni, ankthi apo problemet e memories. Vitamina K-2 ka aftësi të normalizojë nivelin e sheqerit në gjak dhe për pasojë të ulë simptomat e depresionit apo ankthit.

Ushqime të Pasura me K-2
Produktet e bulmetit
Mëlçitë dhe organe të tjera të kafshëve
Mishi i viçit
Mishi i derrit
Të verdhat e vezëve
Mishi i pulës
Peshku

Sigurohuni të përfshini në dietën tuaj ushqimore sa më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë të mrekullueshme për shëndetin.

Si të Kuptoni që Keni Mungesë Vitaminë K-2
Mungesa e vitaminës K në përgjithësi prek një numër të madh të rriturish në të gjithë botën. Personat me disa deformime të sistemit tretës apo stomakut si gastritit apo ulçera në shumicën e rasteve kanë mungesë vitamine K-2. Konsumimi për një kohë e gjatë i antibiotikëve mund të vrasë bakteret e mira që ndodhen në trupin tuaj. Përfshirë këtu edhe bakteret që formojnë vitaminën K. Nëse vuani nga sëmundje të artritit apo ato kardiovaskulare sigurohuni të shtoni sasinë e marjes së kësaj vitamine./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.