Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një postim në Twitter, ku shkruan se ajo që e shqetëson nuk është boja, por mendja e opozitës.
“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, thotë ai.
