Komuniteti shqiptar në Itali së fundmi ka nisur një lëvizje për përshpejtimin e procedurave për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali. Në një takim të pak ditëve më parë organizuar nga Shoqata “Volare” eksperti i ekonomisë, profesor në Bocconi dhe Harvard, si dhe anëtari i senatit italian Thomaso Nannicini konfirmuan se paraqitjen për herë të dytë në senat të një amendamenti Ligjit te Buxhetit për të financuar marrëveshjen e pensioneve Itali-Shqipëri. Ndërsa ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko shprehu vullnetin e palës shqiptare për të zgjidhur këtë çështje.
Në raportin vjetor të koordinatorit shtetëror për Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit theksohet njohja e ndërsjellë e kontributeve të sigurimeve shoqërore me shtetet pritëse të komuniteteve shqiptare është një nga angazhimet e ndërmarra nga shteti shqiptar.
Aktualisht Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen shoqërore me Gjermaninë, Belgjikën, Austrinë, Çekinë, Luksemburgun, Rumaninë, Turqinë, Kanadanë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Përsa i përket negociatave që po zhvillohen aktualisht me shtete të tjera në vëmendje është ajo me Italinë.
Nga janari 2019-tës pranë autoriteteve përgjegjëse italiane është përcjellë përbërja e grupit të punës teknik për bisedimet për marrëveshjen dypalëshe dhe më 18 nëntor 2020 u organizua një konferencë VTC sensibilizuese ndaj institucioneve italiane në bashkëpunim me Fai CISL, sindikatën e punëtorëve të industrisë agrare dhe INAS, Institutit italian të Sigurimeve Shoqërore ku pala italiane shprehu angazhimin e saj përmes zv.ministres italiane të Punës dhe Çështjeve Sociale Francesca Puglisi.
Më 20 nëntor gjatë vizitës së tij në Tiranë ministri i Jashtëm italian Di Maio shtoi në bashkëpunimin mes dy vendeve edhe atë në fushën e politikave sociale, ku ndër temat e veçanta që do të diskutohen është dhe bashkëpunimi ekonomik nga Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Itali.
Përsa i përket Zvicrës, gjatë vitit 2020 pala shqiptare ka mbyllur procedurat e brendshme dhe është në pritje të konfirmimit të palës zvicerane për të përfunduar procedurat e saj të brendshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.
Nga ana e saj, pala zvicerane është shprehur se vonesa është për çështje logjistike duke premtuar se në varësi të situatës së krijuar nga pandemia shpreson që marrëveshja të finalizohet në tremujorin e parë të vitit 2021.
Një tjetër shtet me të cilën Shqipëria është në bisedime për marrëveshjen është dhe Bullgaria, me të cilën raundi i parë i takimeve u zhvillua me 5 nëntor 2019, or për shkak të pandemisë në 2020 negociatat për Marrëveshjen Shtetërore në Fushën e Sigurimeve. Raundi i dytë i bisedimeve ishte planifikuar të zhvillohej në prill të 2020-tës, për të cilin është bërë propozimi për një takim virtual.
