Brataj tha se mutacioni i fundit ka transmetueshmëri më të madhe dhe përhapet më shpejt, por që nuk ka nevojë për panik. E ndërsa Ulqinaku përsëriti atë që tha një natë më parë, se nuk ia vlen t’i futemi investimeve për laboratorë specifikë, dhe që është më mirë kur i dërgon mostrat në një tjetër vend.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku kanë qenë në një mendje kur kanë thënë se mutacioni i Covid-19 nuk mund të detektohet në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Brataj tha se ky mutacion ka transmetueshmëri më të madhe dhe përhapet më shpejt, por që nuk ka nevojë për panik.
“Duhet të kalojmë mesazhin se mutacionet kane qenë janë dhe do jenë, të tillë natyrë kanë viruset. Ka transmetueshmëri më të madhe ky lloj, përhapet më shpejtë por jo që shkakton sëmundje të një formë më të rëndë. Mutacionet janë midis enzimave që lidhin virusin e qelizën. Por ndryshimet e virusit duhen monitoruar. Tani duhet të marrim parandaluese. Nuk e detektojmë dot, por nuk jemi vetëm ne që s’e bëjmë dot. Britania po, sepse e ka sistemin e dedektimit,”- tha Brataj ndër të tjera.
E ndërsa Ulqinaku përsëriti atë që tha një natë më parë, se nuk ia vlen t’i futemi investimeve për laboratorë specifikë, dhe që është më mirë kur i dërgon mostrat në një tjetër vend.
“Gjysma e vendeve nuk i ka mjetet për të survejuar për të bërë laboratore të veçanta për sëmundje të veçanta. As ne nuk i kemi dhe nuk ia vlen tu futemi atyre investimeve. Britania i ka se ka laboratoret e mrekullueshme…në raste të tilla të veçanta ne dërgojmë mostra, ca në Britani, ca në Francë e Gjermani,”- tha ai.