Gazetarja Suela Demiri e ftuar në emisionin ‘ABC e mëngjesit’ teksa realizoi disa receta të shijshme, ndau detaje edhe nga rrugëtimi i saj në botën e televizionit.
Gjatë përgatitjes së recetave, Suela rrëfeu se dhe arsyen që e shtyu të hiqte dorë nga emisionet për fëmijë për t’ju përkushtuar lajmeve.
“Unë gjithmonë kam bërë fëmijët e fëmijëve që në moshën 18-vjeç. Unë bëja gjithmonë emisionet e fëmijëve dhe vërtet më pëlqenin jashtëzakonisht shumë. Por më dukej vetja se si po ngelesha gjithmonë e vogël. Dhe që të më merrnin seriozisht thashë atëherë do të bëj dhe unë lajme sepse dua të ndihem më e rritur. Dhe kështu fillova edicionin e lajmeve.“, u shpreh gazetarja.
E pyetur nga Albani se për cilën arsye do të hiqte dorë nga lajmet, Suela tha: “Më ka marrë malli shumë, do të doja të rikthehesha. Po, sepse fëmijët i dua kaq shumë dhe më shkojnë. Ka nevojë sepse në ekranet tona mungojnë emisionet e mira për fëmijë. Ka përpjekje dhe kanë filluar por duhet më tepër.”
