Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, e ka cilësuar të nxituar vendimin e Skënder Gegës për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Në “Sport News Plus” ai tregoi se tekniku ia kishte kërkuar që më parë dhe kjo nuk ishte hera e vetme që ishte bërë ky diskutim mes tyre.
“Të them të drejtën Gega në kohën që ka qenë me COVID ka kërkuar disa herë të jepte dorëheqjen, Kam parë njeri të përgjegjshëm, nuk e pranuam kur ishte me COVID. Dorëheqja sot ishte e nxituar se nuk është se jemi as në mes dhe as në fund. Ka kohë deri në fund. Nuk është përgjegjësi vetëm e trajnerit por edhe e lojtarëve, lojtarët nuk ndrërrohen zakonisht dhe trajnerët mbajnë përgjegjësinë e dorëhiqen e shkarkohen. Më ka ardhur keq se realisht që kur ka ardhur kemi patur marrdhënie të shkëlqyer.
Në futboll me raste edhe nuk të ec, edhe atij i ndodhi COVID, ishte mirë që e kaloi se ajo ishte gjëja më e rëndësishme. E kërkoi dorëheqjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme kur ishte i sëmurë. Ai tha ‘të largohem se nuk shihet puna imë’. Ka qenë gjëja më prekëse që kishte bërë. Këtë herë ai e vendosi dhe klubi e miratoi. I uroj suksese kudo të shkojë, Kukësi është aty dhe një trajner si Gega, përsëri Kukësi mund ta shikojë në të ardhmen që të rikthehet si kemi bërë me trajnerë të tjerë.
Ai e kishte vendosur që para se të më vinte në dijeni, ia kishte thënë drejtorit e lojtarëve. Kishte thënë që nuk po më ec e nuk kam rezultatet që Kukësi pret. Unë e vlerësoj shumë si gjest se kur kërkonte dorëheqjen kur ishte me COVID e thoshte po marr në qafë ekipin, imagjinojeni… I thosha shih shëndetin, ai kishte ndjenjë përgjegjësie. Nuk e fajësoj 100% Gegën me atë që ndodhi me Partizanin, ishin shumë lojtarë.
Hallaçi do të vazhdojë, ka qenë zëvendëstrajner, do të shohim gjatë rrugës, duke parë e duke bërë se sot është e vështirë të gjesh trajner si duhet. Hallaçit i eci mirë një farë periudhe që nuk ishte Gega. Them që nëse do të ketë rezultate, nuk do të bëjmë shumë ndryshime, ka pasur raste që kemi ecur mirë e të tjera jo aq mirë. Ta provojmë Hallaçin e të shohim pastaj.
Ekipin e ka bërë Gega, padiskutim që ka nevojë për ndërhyrje. Ekipi u bë si u bë, është krejt i ri si ekip. Fillimisht thanë nuk bën, por ekipi është. Po të shohësh edhe sot, të dalësh para porte disa raste e të mos shënosh nuk është faji i të gjithë ekipit. Nëse do të ketë lojtarë që bëjnë diferencën, Kukësi patjetër do të shikojë e të afrojë.
A mendoj se jemi për titull? Absolutisht, Kukësi ka lojtarë cilësorë, keni parë 5 ndeshje ku e nisën dobët dhe e pritnim se ishin të rinj si ekip. E dinim që 4-5 javët e para do të ishin këto rezultate. Besoj që Kukësi e ka ekipin por me ndonjë përforcim të vogël në mbrojtje a sulm, specialistët do të veprojnë, por mund të bëjmë 2-3 përforcime. Ka ekipin shumë të mirë. Ka raste që me Tiranën ne e kishim të fituar e na e vodhi arbitri, nuk merrem shumë me këtë gjë se do të merremi në rrugë zyrtare. Ka ndeshje që nuk ke fat, bën lojën. Sot gjithë ndeshjen në pjesën e parë e bëri Kukësi, një herë shkoi në portë Partizani e shënoi. Kukësi i ka elementët për të realizuar objektivat që ka@, tha Gjici.