Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Darka me Yuri Kim/ Basha: Partnerët ndërkombëtarë janë të zhgënjyer, ne synonim heqjen e vizave me SHBA

21:57 / December 28, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme edhe për darkën që pati me ambasadoren amerikane Kim. “Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend. Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama. Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht.

Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare. Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA. Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA. Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia. Sa herë shkoj në Berlin më këndojnë të njëjtën këngë: pse në Maqedoni investohen 3 miliard euro dhe në Shqipëri vetëm 300 milionë“, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.