Kroacia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm që pasoi disa lëkundje të tjera orë më parë.
Mësohet se tërmeti ishte i shkallës 6.3 dhe epiqendra ka qenë sërish në Petrinje.
Pamjet e para janë të frikshme, edhe pse nuk ka informacione për viktima. Mediat kanë publikuar pamjet kur shpëtohet një fëmijë nga rrënojat. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin jashtë banesave.
