Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrokadë në PS-në e Shkodrës, emërohet drejtuesi i ri (EMRI)

10:11 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ps shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Socialistët e Shkodrës do të kenë ndryshime në radhët e tyre, e ndërkohë që fushata për zgjedhjet lokale po afron.

Kështu Arvid Osja nuk do të jetë më kryetar në detyrë i PS Shkodër pasi strukturat drejtuese në Tiranë e kanë pranuar dorëheqjen e tij të paraqitur kohë më parë. Osja qëndroi për pak kohë në krye të PS pavarësisht se kishte paraqitur dorëheqjen deri në momentin që qendra do të emëronte një tjetër drejtues.

Në vend të Arvid Osjes tashmë kryetari i ri i PS Shkodër do të jetë Edmond Emini. Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e PS Shkodër. Aktualisht është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para disa vitesh. Tashm ajo që pritet këto ditë është vetëm prezantimi i këtij ndryshimi, pra pranimi i dorëheqjes të Osjes dhe zyrtarizimi i drejtuesit të ri Emini. Sipas burimeve pritet që këto ditë prezantimi zyrtar të bëhet përpara strukturave të PS Shkodër. Sipas burimeve pritet që Osja të jetë pjesë e të tjera projekteve të mëdha në radhët e PS. Arvid Osja largohet nga drejtimi i PS pas një kohe relativisht të gjatë në krye të socialistëve shkodran.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që vjen sepse pritet që në pak kohë ndryshime të ketë edhe në radhët e drejtorëve rajonal që kanë socialistët në Shkodër. Në fokus janë disa drejtori që janë kritikuar edhe në mbledhjet e strukturave të PS, të cilat mund të pësojnë ndryshime.
Nga ana tjetër zgjedhjet vendore të qershorit po afrojnë gjithnjë e më shumë dhe socialistët po bëhen gati tashmë për të arritur një rezultat siç pretendojnë pozitiv.

Edhe pse është duket një mision i vështirë objektiv kanë fitimin e bashkisë Shkodër, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani pas viteve ’90. Një rezultat shumë më i mirë se në 2015-ën pritet edhe për këshillin bashkiak të Shkodrës ku synohet rritja e numrit të këshilltarëve socialist.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.