Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma më të tmerrshme në lidhje me ngjarjen që tronditi Shqipërinë ditën e fundit të vitit 2020. Në një intervistë për “Shqipëria live”, Adriana tha se të dyja motrat e saj janë punuar si protituta nga Ademi dhe janë detyruar që të shesin fëmijët.
Ajo shtoi se të njëjtën gjë ka bërë edhe gruaja ligjore e autorit të krimit të dyshitë. Sipas Adrianës, gruaja e Ademit, e cila ka treguar se ishte në dijeni për lidhjen e të shoqit me dy motrat, ka shitur një fëmijë, sepse nuk u dilnin paratë që të blinin një vilë që kishin në plan.
“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe.
Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë. Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.
Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngel shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin,”- ka thënë ajo.
Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Përparimi kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si prostitutë dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu në të njëjtën mënyrë. Ai ka deklaruar se k aka fëmijë me të dyja motrat.
Vëllai i dy viktimave tregoi sot gjithashtu se Kristina dhe Zhaneta kanë shitur mbi dhjetë fëmijë, të detyruara nga Ademi. Sipas tij, motrat janë dhunuar e rrahur në mënyrë barbare shumë herë nga 59-vjeçari që në fund u mori dhe jetën.