Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vaksinimi apo infektimi është më i mirë për krijimin e imunitetit ndaj COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët

11:30 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ffec6e7ed37f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shfaqja e COVID-19 është shoqëruar me teori të shumta konspirative çfarë ka bërë që të rriten dyshimet edhe për zbulimin e vaksinës kundër këtij virusi. Madje ka nga ata që janë skeptik për bërjen e saj.

Mirëpo ashtu si një infeksioni natyral edhe vaksinimi pritet t’ju mbrojnë nga COVID në të ardhmen.

Por si ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës? Dhe cila na siguron imunitet, infeksioni natyral apo vaksinimi?

Ekspertët mjekësorë mendojnë se vaksinimi është më i sigurt dhe siguron më tepër mbrojtje se infeksioni natyral për shumicën e njerëzve dhe rekomandojnë vaksinimin edhe nëse keni kaluar Covid-19.

Si infektohemi dhe si arrijnë të parandalojnë vaksinat infektimin me Covid-19?

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, infekton dhe sëmur njerëzit pasi futet në qeliza duke përdorur një proteinë në sipërfaqen e tij të jashtme të quajtur proteina spike.

Qëllimi i vaksinimit është të “mësojë” qelizat imune të specializuara të quajtura qelizat T dhe qelizat B se si duket proteina spike, në mënyrë që të njohin dhe të parandalojnë infeksionin.

“Ne mund ta synojmë proteinën “spike” dhe të bllokojmë një lidhje të proteinave spike dhe qelizave tona,” sipas Alyson Kelvin në Universitetin e Dalhousie në Halifax dhe Qendrës Kanadeze për Vaksinologji në Vido-Intervac në Saskatoon.

Kelvin studion se si njerëzit zhvillojnë sëmundjen pas infektimit me SARS-CoV-2 dhe gjithashtu se si të matin përgjigjen imune ndaj vaksinave. Vaksinat luajnë rolin e një infeksioni natyral pa e ekspozuar dikë ndaj një virusi.

“Vaksina trajnon sistemin tuaj imunitar për t’iu përgjigjur virusit pa shkaktuar simptoma të sëmundjes,” tha Kelvin./ Emily Chung, CBC News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.